Një shtetase 67-vjeçare ka humbur jetën këtë të shtunë në Tiranë pasi ka rënë nga tarraca e banesës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën “Fadil Deliu”, ku 67-vjeçarja me inicialet S.Ç ka qenë duke punuar në tarracë në momentin e aksidentit.
Ndërkohë grupi hetimor është duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Më datë 02.04.2022, rreth orës 17:45, në rrugën “Fadil Deliu”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga tarraca e banesës ku ishte duke punuar, shtetasja S. Ç., 67 vjeçe, dhe si pasojë ka ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
