Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mëngjes në aksin rrugor Fushë Krujë-Tiranë, ku një automjet tip “Volkswagen” në të cilën udhëtonin pesë persona ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanalin anës rrugës. Shpejtësia e madhe me të cilën po lvvizte mjeti dhe lagështira në rrugë dyshoet se janë bërë shkak për aksidentin.
Për pasojë, të lënduar nga kjo ngjarje kanë mbetur pesë personat, një grua dhe dy fëmijët e saj të mitur pesë dhe gjashtë vjeç, një e moshuar dhe një dajë i ri.
Të gjithë të plagosurit janë dërguar menjëherë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë dhe nuk dihet ende se si është gjendja e tyre tani.
