Në qendër të qytetit të Fierit ështl gjetur një valixhe e dyshimtë e ndodhur pranë një marketi. Raportohet se uniformat blu kanë vendosur shiritin e sigurisë në zonë dhe asnjë qytetar nuk po lejohet të qarkullojë aty pranë.
Njoftimi i policisë:
Informacion paraprak
Në orën 10:30, jemi njoftuar se në lagjen “Apollonia”, Fier në anë të rrugës është konstatuar një valixhe e mbyllur.
Shërbimet e Policisë kanë vendosur perimetrin e sigurisë në vendngjarje dhe po verifikojnë rastin. Janë njoftuar forcat xheniere për të kryer veprimet e mëtejshme.
