Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Detaje/ Policia aksion në Elbasan, prangoset një shtetas

11:51 / April 3, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia elbasan
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Detaje të reja janë bërë me dije nga Policia e Elbasanit lidhur me një person të arrestuar mbrëmjen e djeshme gjatë kontrollit të ushtruar për kapjen e personave në kërkim, atyre që qarkullojnë me armë zjarri dhe me lëndë narkotike.

Falë operacionit të koduar, “Unexpected”, u bë i mundur arrestimi i shtetasit me inicialet B. G., 34 vjeç, banues në Elbasan.

Ky shtetas qarkullonte me një automjet dhe sapo ka parë Policinë që e ndiqte, pasi disponohej informacion se kishte armë zjarri me vete, ka hedhur armën dhe ka tentuar të largohet, por është kapur nga punonjësit e policisë dhe është vënë në pranga.

Njoftimi i plotë i policisë:

Kontrolle të befasishme për kapjen e personave në kërkim, atyre që qarkullojnë me armë zjarri dhe me lëndë narkotike.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Unexpected”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje.

Operacioni u zhvillua nga strukturat e DVP Elbasan, në bashkëpunim me FNSH, Fier.

Sekuestrohet 1 armë zjarri dhe municion luftarak.

Vihet në pranga shtetasi që e posedonte armën.

Në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit, me qëllim kapjen e personave në kërkim, atyre që qarkullojnë me armë zjarri, lëndë narkotike, si dhe për  parandalimin e ngjarjeve kriminale, bazuar dhe në informacionet e marra më parë, strukturat hetimore dhe operacionale në DVP Elbasan, Komisariatit të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me FNSH, Fier, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Unexpected”.

Në kuadër të këtij operacioni u ushtruan dhjetëra kontrolle të befasishme në rrugë dhe në ambiente të ndryshme. Si rezultat i këtyre kontrolleve u kap dhe u arrestua në flagrancë, te stacioni i trenit në lagjen “Sul Paprri”, në Elbasan shtetasi B. G., 34 vjeç, banues në Elbasan.

Ky shtetas qarkullonte me një automjet dhe sapo ka parë Policinë që e ndiqte, pasi disponohej informacion se kishte armë zjarri me vete, ka hedhur armën dhe ka tentuar të largohet, por është kapur nga punonjësit e policisë dhe është vënë në pranga.

Gjatë operacionit janë shoqëruar për verifikim edhe disa persona të tjerë me precedentë penal, të cilët pas verifikimeve, janë lënë të lirë.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarive kriminale në të cilat ky shtetas mund të jetë i implikuar.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Asllani kalon në avantazh Shqipërinë nga 11 metërshi, 2-1 për kombëtaren

22:57 / October 6, 2026

ARRSH njofton punime në tunelin e Krrabës

21:42 / October 6, 2026

Ministri Demo/ Duke nisur nga 2027, shpresojmë të rishikojmë pagat e logjistikën

21:19 / October 6, 2026

Mesazhi i kryebashkiakut Veliaj me IA: Dreka falas për çdo nxënës. Asnjë pengmarrje nuk na ndal!

13:42 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.