Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Lezhë/ Bie në pranga një 48-vjeçar që kërcënoi gruan me thikë në sy të fëmijëve

11:39 / April 3, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
131995E2 5A4E 41F2 9F3A 37796851A116
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një ngjarje e mundshme kriminale në familje është mundur të parandalohet në kohë nga Policia e Lezhës.

Në prangat e uniformave blu ka rënë një shtetas 48-vjeçar, i cili ushtronte dhunë fizike në mënyrë të vazhdueshme dhe kanosi me mjet prerës (thikë) bashkëshorten e tij, në prezencë të fëmijëve të mitur.

Efektivët e policisë kanë sekuestruar gjithashtu edhe mjetin prerës (thikë), të cilën i arrestuari e ka përdorur për kanosjen.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, pas kallëzimit të marrë nga shtetasja L. M., se bashkëshorti i saj ushtronte dhunë fizike në mënyrë të vazhdueshme ndaj saj, si dhe e kishte kanosur atë me mjet prerës (thikë) në prani të fëmijëve, menjëherë kanë organizuar punën, duke kapur dhe shoqëruar në ambientet e Policisë bashkëshortin e saj, shtetasin B. M.

Në vijim të veprimeve hetimore, u arrestua në flagrancë shtetasi B. M. 48 vjeç, banues në fshatin Tresh, Lezhë, pasi dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, si dhe e ka kanosur atë se do ta vriste me mjet prerës (thikë), në prani të fëmijëve të tyre të mitur.

Në cilësinë e proves materiale u sekuestrua mjeti prerës (thikë).

Ndërsa shtetases L. M. iu plotësua kërkesëpadia për lëshimin e Urdhrit të Menjëhershëm të Mbrojtjes.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Asllani kalon në avantazh Shqipërinë nga 11 metërshi, 2-1 për kombëtaren

22:57 / October 6, 2026

ARRSH njofton punime në tunelin e Krrabës

21:42 / October 6, 2026

Ministri Demo/ Duke nisur nga 2027, shpresojmë të rishikojmë pagat e logjistikën

21:19 / October 6, 2026

Mesazhi i kryebashkiakut Veliaj me IA: Dreka falas për çdo nxënës. Asnjë pengmarrje nuk na ndal!

13:42 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.