Mjekët e Spitalit të Fierit të cilët mjekuan Nuredin Dumanin në banesë pas atentatit kanë mbërritur këtë të dielë në ambientet e Gjykatës së Elbasanit.
Nga sa mësohet, Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar caktimin e masës arrest me burg për dy mjekët Ermal Gjeço dhe Julian Malaj, të cilët i erdhën në ndihmë dhe mjekuan Dumanin.
Ju rikujtojmë se arrestimi i tyre është bërë pas atentatit ndaj Nuredin Dumanit në Papër të Elbasanit, i cili pas asaj ngjarjeje braktisi mjetin tip “BMW” pak metra larg vendit ku ndodhi atentati dhe u arratis drejt Fierit.
