Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Bllokohet Rruga e Arbrit, shkak bëhet moti i keq dhe rrëshqitjet e dherave

14:00 / April 3, 20221 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
moti 590x354 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Si pasojë e motit të keq që po kalon vendi dhe rrëshqitjes së dherave, qarkullimi në Rrugën e Arbrit është bllokuar. Një eskavator i firmës së ndërtimit të rrugës po punon prej më shumë se një ore për pastrimin e saj në mënyrë që të bëjë të mundur rifillimin e qarkullimit të automjeteve.

Lidhur me këtë situatë, policia ka dhënë një njoftim për mediat ku bën me dije se shembja ka ndodhur në aksin rrugor Xibër-Qafë Murrizë, aty ku është shembur një masiv dheu dhe gurësh duke e bërë këtë aks të pakalueshëm.

Për të mos krijuar trafik dhe probleme, policia është vendosur në të dy anët e rrugës dhe po orienton drejtuesit e mjeteve që në raste emergjente të ndjekin aksin e vjetër.

Njoftimi i policisë:

‘Si pasojë e motit me reshje shiu e dëbore në aksin rrugor  Xibër-Qafë Murrizë, është shembur një masiv dheu dhe gurësh duke e bërë këtë aks të pakalueshëm.

Shërbimet e mirëmbajtjes së rrugës me mjetet eskavator po punojnë për hapjen dhe pastrimin e saj.

Shërbimet e Policisë ndodhen në të dy kahet e rrugës për të  orientuar drejtuesit e mjeteve që në raste emergjente të ndjekin aksin e vjetër.”

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Asllani kalon në avantazh Shqipërinë nga 11 metërshi, 2-1 për kombëtaren

22:57 / October 6, 2026

ARRSH njofton punime në tunelin e Krrabës

21:42 / October 6, 2026

Shqipëri-San Marino/ Shpërthen festa kuqezi, Asllani shënon supergol nga distanca

21:23 / October 6, 2026

U shfaq në videot me Adrian Hilën, reagon për herë të parë Monika Lubonja: Mos më gjykoni për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë

20:59 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.