Bucha është një zonë periferike E Kievit e cila njihet si një zonë e qetë, por kjo ishte e tillë vetëm para nisjes së pushtimit rus. Tani ajo shihet e shkatërruar nga bombardimet dhe terrori i ushtrisë ruse, e cila teksa largohet nga periferitë e Kievit dhe fokusohet në Ukrainën lindore duket se ka lënë pas vetëm viktima dhe kaos.
Theksojmë se Bucha u çlirua vetëm disa ditë me parë nga pushtimi rus dhe disa pamje të publikuara nga kjo zonë periferike e kryeqytetit ukrainas janë të renda. Vështirë të gjesh fjalë për të përshkruar atë çfarë rusët kanë shkaktuar aty, një masakër e vërtetë.
This is #Bucha. The outskirt of #Kyiv. Russians were killing people with their hands tied behind their backs and left the bodies near the road. I am shaking. #StopPutinNOW pic.twitter.com/ffzUV8d5xo
— Kira Rudik (@kiraincongress) April 2, 2022
Imazhet që janë bërë publike tregojnë qartë mizoritë dhe gjenocidin që forcat ruse kanë bërë ndaj civilëve në Ukrainë, ku trupat e tyre të pajetë në mes të rrugëve dhe nëpër oborret e shtëpive të filmuara nga kamera nuk lënë vend për koment.
“Disa me sytë hapur në drejtim të qiellit gri, disa të tjerë me fytyrën në asfalt. Të gjithë me rroba civile. 20 trupa meshkujsh janë gjetur nëpër rrugët e Bucha-s,” është përshkrimi që i bën korrespodenti i “Reuters” skenës tragjike nga qyteti ukrainas.
Ndërkaq, sanksione të tjera janë gati kundër Rusisë nga Bashkimi Evropian. Lajmi u konfirmua nga vetë presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.



