Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Pakti për Universitetin, 5 ekselente në DAP

15:32 / March 19, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
administrate
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pesë studente ekselente iu bashkuan stafit të Departamentit të Administratës Publike (DAP) pas aplikimit në platformën “punetembare.al”, në kuadër të Paktit për Universitetin.

Studentet ekselente u punësuan pasi rezultuan fituese për shkak të rezultateve të larta në studime me mesatare mbi notën 9.

Studentet Cejrolina Bardhi, Hasie Kotarja, Rovalda Mema, Bora Selishta dhe Armela Seiti kanë nisur sot rrugëtimin në administratën publike me dëshirën për të sjellë transparencën dhe energjinë e tyre e cila do të reflektohet në përkushtimin dhe përgjegjësinë në kryerjen e detyrave të përditshme në bashkëpunim me stafin e DAP.

Gjatë një interviste për ATSH, studentet të cilat kishin mbaruar në Fakultetin Ekonomik në degë si Administrim Biznes dhe Menaxhim Ekzekutiv u shprehën entuziaste për këtë mundësi pasi ishte eksperienca e tyre e parë dhe e shihnin si diçka pozitive për të ngjitur shkallët e karrierës.

Ato gjithashtu u shprehën për pozicionet e tyre kryesisht si specialiste në sektorë si politika dhe procedurat e rekrutimit në Departamentin e Administratës publike gjithashtu dhe në sektorin e qeverisjes së mirë dhe jetësimit të prioriteteve, se kishin bërë vetë zgjedhjen e këtyre pozicioneve dhe mendojnë që administratës publike t’i japin energjinë dhe transparencën e brezit të ri.

Studentet ekselente për vendin e tyre të punës kishin aplikuar në platformën punetembare.al dhe ishin kontaktuar nga stafi i Departamentit të Administratës Publike (DAP) për të nisur punën në bazë të dokumentacionit përkatës dhe të mesatares së tyre.

Punësimi i studentëve ekselentë në administratën publike si rasti i pesë studenteve, është nismë tashmë e zbatuar konkretisht nga ana e Qeverisë shqiptare, pjesë e Paktit për Universitetin.

administrata dap
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ngadalësohet rritja e turizmit në qershor, Gonxhja: Ekonomia paguan situatën nga protestat

22:03 / July 17, 2026

Ministrja Ismaili: Fondi 4 mln euro për koncertin e Kanye West shpëtoi imazhin e Shqipërisë

15:59 / July 12, 2026

Qeveria rishikon kuadrin makroekonomik/ Në 2027-ën vendi del në tregjet e huaja, do kërkojë eurobond 650 mln euro

14:58 / July 12, 2026

Si do të llogaritet fatura e re për taksën e pronës dhe lehtësitë për shtëpitë e para

12:58 / July 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.