Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka dhënë sërish një intervistë mbrëmjen e djeshme ku ka folur për luftën me rusët. Ai e cilësoi pushtimin e Putinit ndaj vendit të tij si “torturë të të gjithë kombit”.
Teksa jepte intervistën për “CBS News”, Zelensky u shoreh se populli i Ukrainës nuk dëshiron të nënshtrohet nga Rusia dhe për këtë gjë, ai po shkatërrohet dhe shfaroset.
Ndërkohë, teksa u pyet drejtpërsëdrejti nëse veprimet e Rusisë përbëjnë gjenocid, ai tha: “Në të vërtetë, ky është gjenocid. Eliminimi i të gjithë kombit dhe popullit. Ne jemi qytetarët e Ukrainës. Ne kemi më shumë se 100 kombësi. Kjo ka të bëjë me shkatërrimin dhe shfarosjen e të gjitha këtyre kombësive.”, theksoi Zelenskyy.
Po ashtu, me anë edhe të një videomesazhi drejtuar popullit të tij mbrëmë, Zelensky deklaroi se; “e keqja ka ardhur në tokën tonë”, duke shtuar se “çdo krim i pushtuesve në territorin e shtetit tonë” do të hetohej.
“Të gjithë fajtorët për krime të tilla do të futen në një Libër të veçantë të Ekzekutuesve, do të gjenden dhe do të ndëshkohen”, tha ai.
