Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Zelensky: Putin nuk do fundin e luftës/ Fjalimi në OKB: Duhet të ndalet, liria e tij rrezikon botën

13:35 / September 24, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
zelensky 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka akuzuar nga foltorja e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara presidentin rus Vladimir Putin se është pengesa kryesore për përfundimin e luftës në Ukrainë. Sipas Zelenskyt, lideri rus nuk mund të heqë dorë nga lufta dhe vazhdon të kërkojë hapësirë për të zgjeruar konfliktin.

“Putini nuk mund të jetojë pa luftë.  Ai është ‘Pacienti Zero’, ai nga i cili lufta vazhdon të përhapet më tej. ‘Pacienti Zero’ duhet të ndalet. Sa më shumë liri të ketë Putini për të vepruar, aq më e rrezikshme bëhet bota për të gjithë të tjerët. Kjo është arsyeja pse duhet të ndalet. Atij duhet t’i mohohet hapësira për të vepruar dhe për të përhapur më tej këtë të keqe”, tha Zelensky.

Po ashtu sipas Zelenskyt kushdo që bën tregti me Rusinë po jep mundësi për zgjatjen e luftës.

“Sanksionet, paketat e mbështetjes, prodhimi ynë i përbashkët i armëve – të gjitha këto janë të rëndësishme, sigurisht. E gjithë kjo na bën më të fortë. Kur dikush i jep Rusisë më shumë para përmes tregtisë, i jep kësaj lufte më shumë kohë”, shtoi ai.

Presidenti ukrainas ka deklaruar gjithashtu se, nga janari deri në gusht, ushtria ruse ka humbur rreth 249 mijë persona në fushëbetejën në Ukrainë. Ai ka pretenduar se këto shifra mbështeten edhe nga materiale filmike që, sipas tij, dokumentojnë humbjet ruse.

Në përfundim të fjalimit, Zelensky ka akuzuar Rusinë për mungesë respekti ndaj sovranitetit të shteteve të tjera dhe ka paralajmëruar komunitetin ndërkombëtar për pasojat që, sipas tij, mund të sjellë zgjerimi i konfliktit dhe i ndikimit rus përtej kufijve të Ukrainës.

luftë okb putin zelensky
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

E bujshme/ SHBA i propozon Ukrainës të lëshojë Donbasin, në këmbim të anëtarësimit të NATO-s

14:59 / November 14, 2026

Po shuanin zjarrin në një ndërtesë, humbin jetën dy zjarrfikës

14:28 / November 14, 2026

Përfundon pas 4 orësh, ndërprerja e fluturimeve SHBA-Europë

13:20 / November 14, 2026

Paralajmërimi i BE: Përgatituni të mbijetoni 72 orë, ja çfarë duhet të keni tek çanta e emergjencës

11:20 / November 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.