Të gjithë “duhanxhinjtë” e dinë se një cigare pas buke të shijon dhe mezi presin të pinë duhan direkt pas vaktit të ushqimit që kanë konsumuar duke mos e marrë parasysh rrezikun që mund të ketë ky veprim.
Por, studiuesit nuk e rekomandojnë që pirjen e duhanit direkt pas konsumimit të ushqimit dhe theksojnë se nëse ju nuk mundeni pa cigare, duhet patjetër të shmangni zakonin e tymosjes së cigares menjëherë pas ngrënies.
Siç thonë ekspertët, kjo ndodh sepse një cigare mbas ushqimit është e barasvlershme me dhjetë të tilla. Përveç kësaj, pirja e një cigareje direkt pas ngrënies irriton zorrët.
Duhet të keni kujdes sepse një cigare pas një racioni, rrit në mënyrë të frikshme rrezikun e kancerit të zorrëve dhe kancerit të mushkërive! Është e rekomandueshme që ato të pihen deri në 20 minuta pas ngrënies.
Po ashtu, edhe frutat nuk duhen ngrënë direkt mbas vakteve, sepse nga ngarkesa e stomakut do të treten me vështirësi dhe do të çlirojnë toksina të cilat krijojnë celulitin.
