61-vjecari Jani Kallajxhi, u ndalua para 3 ditësh nga policia pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij, 8 vjeçe dhe do të qëndrojë në burg deri në përfundim të hetimeve.
Gjykata e Korçës ka pranuar kërkesën e prokurorisë, duke caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” per babain e vogëlushes.
Nga ana e tij, 61-vjeçari ka mohuar akuzat para gjykatës në seancën për caktimin e masës së sigurisë dhe vleftësimin e ligjshmërisë së arrestit e cila u mbajt dje.
Ai tha se nuk i ka bërë asgjë vajzës dhe as nuk ka ngacmuar seksualisht si ç’pretendohet. “Unë jam kujdesur për vajzën time pasi bashkëshorten e kam të sëmurë”, ka thënë 61-vjeçari.
Ndërkohë, çështja e ngacmimit të vjazës 8 vjeçe do të gjykohet nga Seksioni i të Miturve në Gjykatën e Korçës.
