Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

16-vjeçarja largohet nga banesa, prindërit të alarmuar bëjnë kallëzim në polici

12:22 / April 4, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
drejtoria e policise tirane 0
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Tiranës ka njoftuar se një 16-vjeçare është larguar nga banesa e saj pa vënë në dijeni askënd, duke bërë që familja e saj të mos dijë asgjë për të. E shqetësuar për të bijën, nëna e saj ka bërë menjëherë një kallëzim në policinë  e Tiranës, ndërsa bëhet me dije se ka nisur puna për të rënë në gjurmët e saj.

“Më datë 03.04.2022, shtetasja Th. I., 41 vjeçe ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, vajza e saj e mitur, shtetasja A. I., 16 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj”, sqaron policia në njoftimin e saj.

Policia e Tiranës njofton në komunikatën e saj se edhe 7 persona të tjerë janë vënë në pranga për akuza të ndryshme.

Njoftimi i plotë i policisë:

Tiranë

Vihen në pranga 7 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– J. D., 33 vjeç dhe R. N., 21 vjeç, pasi gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë, këtyre shtetasve iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuara narkotike të llojit cannabis sativa dhe kokainë;

– A. B., 24 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit G. J., 30 vjeç, për veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, pasi për motive të dobëta, është konfliktuar fizikisht me shtetasin A. P., 31 vjeç. Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se shtetasi G. J. kishte shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, duke dalë jashtë banesës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, të shtetasve:

– A. J., 47 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj djalit të tij të mitur;

– A. G., 32 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj të dashurës.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. K., 41 vjeç, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi duke drejtuar mjetin e tij, në gjendje të dehur, është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin M. P. Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
—-
Më datë 03.04.2022, në një magazinë të agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit, Bashkia Tiranë, kanë vjedhur disa vegla pune. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Më datë 03.04.2022, shtetasja Th. I., 41 vjeçe ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, vajza e saj e mitur, shtetasja A. I., 16 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj.
—-
Më datë 04.04.2022, në orët e para të mëngjesit, në rrugën “Vllazën Huta” ka rënë zjarr në klinikën në pronësi të shtetasit R. I. dhe si pasojë është djegur dera e klinikës. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Asllani kalon në avantazh Shqipërinë nga 11 metërshi, 2-1 për kombëtaren

22:57 / October 6, 2026

ARRSH njofton punime në tunelin e Krrabës

21:42 / October 6, 2026

Ministri Demo/ Duke nisur nga 2027, shpresojmë të rishikojmë pagat e logjistikën

21:19 / October 6, 2026

Mesazhi i kryebashkiakut Veliaj me IA: Dreka falas për çdo nxënës. Asnjë pengmarrje nuk na ndal!

13:42 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.