Një 66-vjeçar ka humbur jetën aksidentalisht në qytetin e Ksamilit. Raportohet se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 12:00. Viktima është identifikuar si Kastriot Celi dhe në momentin e ngjarjes ka qenë duke punuar tek ish-furra e bukës në Ksamil, ku po prishte një mur.
Teksa vazhdonte punën, 66-vjeçarit i ka rënë papritur në kokë një tullë. Disa njerëz që kanë qënë aty pranë kanë ndërhyrë menjëherë duke i ardhur në ndihmë personit të dëmtuar dhe e kanë transportuar me urgjencë drejt spitalit të Sarandës, por për fat të keq, 66-vjeçari ka ndërruar jetë gjatë rrugës.
Ndërkohë, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave të saj.
