Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko u takua këtë të hënë me përfaqësues të Bankës Botërore, aty ku u diskutua mbi ndikimin që ka shkaktuar konflikti Ukrainë-Rusi edhe në ekonominë shqiptare.
Lidhur me ecurinë e çmimeve, Guvernatori theksoi se ajo do të përcaktohet nga intensiteti dhe kohëzgjatja e këtij konflikti, nga ndikimi që ai do të ketë mbi çmimet e tregtinë ndërkombëtare.
Sejko u shpreh se veprimtaria e sektorit bankar po zhvillohet në kushte normale dhe treguesit e këtij sektori paraqiten të qëndrueshëm.
Përfaqësuesit e Bankës Botërore vlerësuan pozitivisht reagimin e menjëhershëm të politikës monetare të Bankës së Shqipërisë, e cila ndihmoi në qëndrueshmërinë e monedhës vendase.
