Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Emri/ Vrau 2 vëllezërit vlonjatë, kapet pas 24 vjetësh shqiptari në Itali por gjykata e le në “arrest shtëpie”. Familjarët: Na vranë për herë të dytë

08:50 / April 5, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 440
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Disa ditë më parë u vu në pranga vrasësi i dy vëllezërve vlonjatë, Beqir dhe Elmaz Hashon, i cili kishte 24 vjet që qëndronte në arrati. Ngjarja e rëndë e vrasjes së tyre ndodhi në vitin 1998. Mësohet se autori i kësaj vepre kriminale është Gerti Selimaj, i cili u vu në pranga nga autoritetet italiane për llogari të drejtësisë shqiptare, por që shumë shpejt u la sërish i lirë.

Autori 47-vjeçar shqiptar u prangos nga policia italiane teksa ndodhej në një apartament në zonën e Martina Franca, në Itali.

Ekzekutimi i dy vëllezërve Elmaz dhe Behar në vitin 1998, ishte një prej ngjarjeve më të rënda dhe të tmerrshme që ndodhi në qytetin e Vlorës. Kjo për faktin se u ekzekutuan dy persona nga e njëjta familje. Pas një karvani të gjatë përgjatë këtyre viteve familja Hasho, vazhdimisht kërkonte zbardhjen e ngjarjes. Pak kohë më parë, si autor i kësaj ngjarje u arrestuar në Italia, 47-vjeçari Gerti Selimaj. Edhe pse arrestimi dhe ekstradimi u bë me bujë të madhe, (Selimaj u ekstradua më 26 mars të këtij viti) gjykata vendosi masën ‘arrest shtëpie’. Ky vendim ka shkaktuar indinjatë te familjarët.

Mimoza Hasho, bashkëshortja e një prej viktimave, është rikthyer pas në kohë dhe tregon ngjarjen e rëndë në një intervistë për “News24”. Ajo apeloi që 47-vjeçari të kthehet përsëri në burg dhe të zbardhet totalisht kjo ngjarje, ndërsa e cilëson një vrasje për herë të dytë që i bëhet burrit të saj dhe vëllait të tij. Edhe Xhuliano Haxho, djali i një prej viktimave kërkon drejtësi. Ai kërkon që shteti të vendosi vetëm drejtësi që situata mos të shkoj në vetëgjyqësi.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Asllani kalon në avantazh Shqipërinë nga 11 metërshi, 2-1 për kombëtaren

22:57 / October 6, 2026

ARRSH njofton punime në tunelin e Krrabës

21:42 / October 6, 2026

Shqipëri-San Marino/ Shpërthen festa kuqezi, Asllani shënon supergol nga distanca

21:23 / October 6, 2026

Ministri Demo/ Duke nisur nga 2027, shpresojmë të rishikojmë pagat e logjistikën

21:19 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.