Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Itali/ Tentuan arratisjen pasi kishin me vete kokaine me vlerë 1 milion euro, arrestohen 2 shqiptarë

09:25 / April 5, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
carabinieri
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dy shtetas shqiptarë në qytetin e Vicenza-s janë arrestuar nga policia italiane me akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike.

Gjatë hetimeve, të koordinuara nga Prokuroria Publike e Vicenzës, në orët e para të pasdites së datës 31 mars 2022, u urdhërua ndalimi i një makine me dy persona në bord, e cila në vend që të ndalonte, u nis me shpejtësi të madhe, në një arratisje të shpejtë përmes rrugëve të Vicenza-s.

Makina u ndoq menjëherë nga një patrullë policie, të cilëve iu bashkuan ekuipazhe të tjera të policisë. Pas një ndjekjeje të gjatë me shpejtësi të madhe, të arratisurit hynë në autostradë, duke u hedhur edhe mbi hekurat mbrojtëse të kryqëzimit të Vicenzës, për të marrë më pas kryqëzimin Montebello Vicentino të A4. Në atë moment, policia arriti të ndalojë makinën e arratisur, me rrezik potencial serioz për trafikun.

Drejtuesi i makinës u arrestua për veprën penale “trafik droge dhe rezistencë”, ndërsa pasagjeri arriti të arratisej në këmbë nëpër fusha. Menjëherë është lajmëruar edhe Policia Rrugore e cila më pas ka ndërhyrë në vendngjarje. Policia me ndihmën e qenit të drogës Ray kryen kontrollin e një prone që posedohej dy shtetasit shqiptarë. Brenda janë gjetur 7 kg kokainë, 1 kg marijuanë, material për paketimin e drogës, lëndë prerëse.

Në kontroll u gjet edhe një pistoletë Beretta model 84/F, e kompletuar me karikator dhe 12 fishekë të kalibrit 9X17, e cila nga hetimet e mëvonshme rezultonte e vjedhur në Vicenza. Policia kanë arrestuar një tjetër shqiptar i cili kishte në posedim sendet e sekuestruara.

Të dy shtetasit shqiptarë të arrestuar ndodhen tashmë në burgun e Vicenzës në dispozicion të organeve të drejtësisë. Sasia e lëndës narkotike e sekuestruar, nëse do të hidhej në treg do t’i kishte sjellë organizatës kriminale një përfitim të paligjshëm prej rreth1 000 000 euro.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Asllani kalon në avantazh Shqipërinë nga 11 metërshi, 2-1 për kombëtaren

22:57 / October 6, 2026

ARRSH njofton punime në tunelin e Krrabës

21:42 / October 6, 2026

Ministri Demo/ Duke nisur nga 2027, shpresojmë të rishikojmë pagat e logjistikën

21:19 / October 6, 2026

Mesazhi i kryebashkiakut Veliaj me IA: Dreka falas për çdo nxënës. Asnjë pengmarrje nuk na ndal!

13:42 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.