Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Zbulohet shuma që morën djemtë e ish-prefektit te banda e fajdeve. Zhduken me me shpejtësi jashtë

18:08 / March 19, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1111 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Të 12 personat e arrestuar me akuzën e dhënies së parave me fajde u lanë në burg nga Gjykata e Shkallës së Parë.  Çështja është apeluar dhe sipas avokatit të disa prej të akuzuarve, ata do të fitojnë shumë shpejt lirinë. Anton Kosteri thotë se masa e sigurisë “Arrest me burg” është e paligjshme, pasi nuk ka asnjë provë.

“Procesi është zhvilluar me dyer të mbyllura për shkak të sekretit hetimor dhe ne si avokatë, kemi marrë përsipër përgjegjësitë tona për mosbërjen me dije të atyre akteve procedurale që të mos bëhen publike për opinionin e gjerë. Në lidhje me vendimet për caktimin e masës së sigurisë në mungesë, për mendimin tonë janë në shkelje flagrante me ligjin, jo në përshtatshmëri me rrezikshmërinë e këtyre personave sepse këta persona nuk mund të cilësohen si kriminelë dhe nuk janë masat duhura që duhej të caktonte Gjykata. Për shumë prej atyre personave të arrestuar nuk duhej caktuar fare asnjë masë sigurimi”, shprehet avokati, shkruan Panorama.

Ai konfirmon se denoncimi është bërë nga ish-prefekti i Shkodrës, Paulin Radovani, ndërkohë që si ndaj tij, edhe ndaj dy djemve të tij nuk ka pasur kërcënime apo presione. Avokati pranon faktin se familjes së ish-prefektit i janë dhënë shuma të mëdha parash hua nga të akuzuarit, por sipas tij e gjitha kjo është bërë në formë ndihme për të kaluar gjendjen e vështirë financiare ku ndodheshin.

“Në lidhje me atë çfarë përbën dosja, aktet procedurale, nuk mund të shprehem. Normalisht, dyshimi është publik se djemtë e ish-prefektit kanë marrë para me shtesë ose siç quhen fajde, gjë që deri tani nuk ka rezultuar e vërtetuar. Ajo që dua të them është se shtetasi Paulin Radovani, që ka bërë kallëzimin në Prokurori, nuk rezulton deri tani që të jetë kërcënuar, shantazhuar apo të jetë dhunuar si psikologjikisht, por edhe fizikisht”, thotë avokati.

Por pavarësisht këtij pretendimi nga avokati, ndaj Radovanit ka dy urdhra mbrojtjeje. Dy djemtë e ish-prefektit ndodhen jashtë Shqipërisë. Dyshohet se ata ndodhen në Malin e Zi, por një fakt i tillë nuk është i konfirmuar. Ata dyshohet se kanë marrë shuma të mëdha parash hua, shumë e cila arrin deri në 13 milionë euro. Ish-prefekti pretendon se këto para ia kanë dhënë me interes, që arrin deri në 20% në javë dhe më pas, në pamundësi për t’i shlyer, dy djemve dhe vetë atij i është bërë presion dhe u janë marrë disa prona.

Mes 12 të arrestuarve janë ish-kancelari i Gjykatës së Shkodrës si dhe ish-kreu i Drejtorisë së Patentave në Shkodër.

tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dhunoi të miturën dhe më pas të ëmën, arrestohet 15-vjeçarja në Fier, i shkaktoi lëndime fizike

11:56 / July 7, 2026

Gjyqi i Veliajt/ Ajola Xoxa: Jam me leje lindje, të pezullohet procesi për 63 ditë

11:48 / July 7, 2026

Dosja “Partizani” Dëshmon në GJKKO, si ish-ministri i Mbrojtjes Gazmend Oketa/zbardhen diskutimet në sallë

12:40 / July 6, 2026

Zjarri në Drizë të Fierit, evakuohen 11 familje! Dy të shoqëruar në polici

17:39 / July 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.