Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Mësohuni me çmimet e larta”/ BERZH: Qeveria të ulë taksat dhe ti japë lekë të varfërve

15:52 / April 5, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pazar
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Çmimet e shtrenjta do të na shoqërojnë përgjatë gjithë vitit dhe inflacioni do të jetë mbi objektivat e Bankës së Shqipërisë për shkak të konfliktit ushtarak në Ukrainë.

Për pasojë, rritja ekonomike do të përgjysmohet në raport me parashikimet e qeverisë, ndërsa për të ruajtur stabilitetin, guvernatori Gent Sejko thotë se duhet një kombinim i kujdesshëm i politikës monetare me atë fiskale.

“Reagimi ndaj shtresave në nevojë bëhet përmes politikave fiskale. Rekomandimet kanë qenë të shihen dhe adresohet kapërcimi i krizës dhe efekteve që do të japë në ekonominë shqiptare, duke ndihmuar shtresat në nevojë dhe duke pasur kujdes në rritjen e borxhit. prandaj rishikuam buxhetin. Ka sfida të vështira, por banka qendrore ka si merak stabilitetin e çmimeve, prandaj rishikuam normën bazë të interesit. Do të ketë rritje ekonomike, por të korrektuar me efektet e luftës. Parashikimet janë të ndryshme, nga 4% deri në 3%, por mund gtë jetë edhe më e thellë sepse jemi ende në fillim të vitit. Rritja ekonomike do të luhatet mes 2-3%, por do të shobim edhr sezonin e verës”, tha Sejko.

Në këtë situatë, këshilla e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për qeverinë është që të mbrojë shtresat në nevojë dhe të bëjë kujdes me borxhin publik.

“Ka disa rreziqe që duhen përballuar dhe menaxhuar me kujdes dhe duhet të jenë në fokus të qeverisë, në kuadër të zhvillimeve të fundit që po ndodhin. Këto goditje lidhen shumë me çmimet e energjisë dhe ushqimeve. Duhet të kihet kujdes për të mbrojtur shtresat në nevojë dhe që inflacioni të mbahet nën kontroll, falë ndërhyrjeve të Bankës Qendore dhe politikave lehtësuese. Aspekti tjetër i rëndësishëm që duhet patur kujdes është borxhi publik, që ka patur rritje të konsiderueshme gjatë viteve të pademisë. Duhet të kujdesemi për cilësinë e rritjes së borxhit publik”, u shpreh përfaqësuesja e BERZH-it.

Sa i takon mënyrës sesi qeveria shqiptare po menaxhon krizën duke ngritur borde, ajo çfarë BERZH mbështet është mbrojtja e shtresave vulnerable me para në dorë dhe ndërhyrja e qeverisë me subvencione, që përfshijnë edhe ulje taksash.

“Duhet të mbrohen shtresat në nevojë dhe kjo është e vështirë. Politikat mbështetëse mund të përfshijnë para në dorë për ta, nëse kjo është e mundshme për qeveritë. Kjo rrugë do të ishte gjithmonë e përkrahur nga ne. Por problemi është që kjo është më e kushtueshme për një ekonomi sepse është një e vërtetë që duhet pranuar që çmimet janë të larta dhe në këtë mënyrë do të mbrohen njerëzit e varfër, por kjo nuk do të ndihmojë ekonominë në afatgjatë. Rruga e dytë është që qeveria të ndërhyjë duke subvencionuar importin e karburanteve, duke subvencionuar energjinë. Ne përshembull në Mbretërinë e Bashkuar kemi ulur taksat për ta bërë karburantin më të lirë. Problemi është se kjo është një masë e kushtueshme për ekonominë”, deklaroi Aleksandër Plekhanov.

Banka Evropian për Rindërtim dhe Zhvillim thotë se njerëzit duhet të mësohen me të vërtetën që çmimet do të jenë të larta, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vendet e botës.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëri-San Marino/ Shpërthen festa kuqezi, Asllani shënon supergol nga distanca

21:23 / October 6, 2026

U shfaq në videot me Adrian Hilën, reagon për herë të parë Monika Lubonja: Mos më gjykoni për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë

20:59 / October 6, 2026

SPECIALE/ 10-vjeçari i lidhur me zinxhirë, rasti i referuar në Prokurorinë e Dibrës prej 7 muajsh

20:18 / October 6, 2026

Plani i BE për zgjerimin/ Shqipëria mes katër vendeve pararojë, Marta Kos zbulon hapat e ardhshëm të Komisionit Europian

19:57 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.