Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

VIDEO/ Zbardhet itinerari i lëvizjes së Iljaz Çalit para vrasjes

16:36 / April 5, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 4 715x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zbardhet itinerari i lëvizjes së 37-vjeçarit, Iljaz Çali përpara ekzekutimit në autostradën Tiranë-Durrës në afërsi të Kasharit. Burime për TV Klan bënë me dije se viktima rreth orës 20:00 të mbrëmjes së të dielës ka qenë në një lokal në afërsi të Liceut së bashku me dy vëllezërit e tij.

Teksa ka qëndruar për më shumë se 1 orë e 30 minuta, 37 vjeçari është larguar me automjetin tip Land Rover në drejtim të fakultetit të Gjuhëve të Huaja.

Çali është ndalur në një dyqan fast food përballë këtij universiteti dhe pasi ka marrë ushqim për të ngrënë është nisur në drejtim të pallatit të brigadave.

Nga analizimi i kamerave viktima ka hyrë në autostradë e më pas ka lëvizur në drejtim të Unazës së Re. Duke lëvizur në drejtim të ish-sheshit “Shqiponja”, 37-vjeçari është futur në autostradën Tiranë-Durrës ku dhe u ekzekutua rreth orës 22:09.

Hetuesit po analizojnë pamjet filmike të sekuestruara pasi ka dyshime se viktima është ndjekur nga autorët që dyshohet të jenë të paktën 2 persona. Deri në këtë fazë të hetimit, shkak i vrasjes së Iljaz Çalit dyshohet të jenë bërë konfliktet në biznesin e kromit.

Vetë familjarët e viktimës kanë deklaruar se nuk kanë hasmëri, por kanë folur për një borxh 1 milion eurove që një person i kishte viktimës. Burimet bëjnë me dije se ky person është marrë në pyetje nga grupi hetimit dhe përpara tyre ka pranuar borxhin, por duke thënë se vlera është rreth 400-450 mijë Euro.

Këto para sipas tij ai ja kishte viktimës pasi i kishte marrë minierën e kromit për të punuar. Lidhur me ngjarjen ai ka mohuar përfshirjen duke pretenduar se mbrëmjen e së dielës kur ndodhi atentati ka qenë në banesë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëri-San Marino/ Shpërthen festa kuqezi, Asllani shënon supergol nga distanca

21:23 / October 6, 2026

Ministri Demo/ Duke nisur nga 2027, shpresojmë të rishikojmë pagat e logjistikën

21:19 / October 6, 2026

U shfaq në videot me Adrian Hilën, reagon për herë të parë Monika Lubonja: Mos më gjykoni për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë

20:59 / October 6, 2026

SPECIALE/ 10-vjeçari i lidhur me zinxhirë, rasti i referuar në Prokurorinë e Dibrës prej 7 muajsh

20:18 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.