Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Bëri namin me kriptomonedha, Prokuroria dënon bosin turk që u fsheh në Shqipëri

17:24 / April 5, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 1c72de821c934ad7cce5ba92b91dd5d7
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prokuroria turke ka mbyllur dosjen hetimore në ngarkim të bosit të kompanisë së kriptomonedhave “Thodex” Faruk Fatih Ozer duke e çuar atë në gjykatë.

Mediat turke raportojnë se ndaj tij dhe tre bashkëpunëtorëve të tjerë, prokuroria ka kërkuar më shumë se 40 mijë vite burg për secilin. Ozer dhe tre bashkëpunëtorët e tij akuzohen se kanë ngritur një skemë mashtrimi duke futur në të dhjetra mijëra turq që menduan të investonin në kriptomonedha përmes kësaj platforme.

Sipas mediave turke, mendohet se Ozer është larguar nga Turqia me 2 miliard dollar në kriptomonedha duke humbur të gjitha gjurmët.

27-vjeçari është person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet policore turke dhe nga Sekretariati i Përgjithshëm i Interpolit në Lyon.

Ndër të tjera në kuadër të informacioneve mësohet se Faruk Ozer rezultoi të ishte futur në Shqipëri nga pika e kalimit kufitar të Rinasit më 20 prill të vitit të shkuar, ndërkohë që dolën dhe pamje filmike nga momenti kur ai u akomodua në një prej hoteleve të kryeqytetit, nga një shtetas shqiptar, i cili ka deklaruar se nuk ishte në dijeni të veprës penale që kishte kryer biznesmeni turk.

Deri më tani ka patur mjaft spekulime mbi vendin ku ai fshihet, megjithatë prej një viti askush nuk e di se ku fshihet bosi i kriptomonedhave.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëri-San Marino/ Shpërthen festa kuqezi, Asllani shënon supergol nga distanca

21:23 / October 6, 2026

U shfaq në videot me Adrian Hilën, reagon për herë të parë Monika Lubonja: Mos më gjykoni për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë

20:59 / October 6, 2026

SPECIALE/ 10-vjeçari i lidhur me zinxhirë, rasti i referuar në Prokurorinë e Dibrës prej 7 muajsh

20:18 / October 6, 2026

Plani i BE për zgjerimin/ Shqipëria mes katër vendeve pararojë, Marta Kos zbulon hapat e ardhshëm të Komisionit Europian

19:57 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.