Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Perëndimi përgatitet për sanksione të reja ndaj kompanive ruse

21:07 / April 5, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
SHBA BE
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shtetet e Bashkuara dhe vendet e saj aleate pritet të vendosin të mërkurën një raund të ri sanksionesh të gjera ndaj Rusisë, sipas një burimi që foli në kushte anonimiteti për agjencinë Reuters.

Sanksionet do të ndalojnë të gjitha investimet e reja në Rusi, do të rrisin kufizimet ndaj institucioneve financiare dhe ndërmarrjeve shtetërore në Rusi, si dhe do të godasin zyrtarë të qeverisë ruse e familjarë të tyre.

“Nesër (e martë) SHBA, në koordinim me G7 dhe BE, do të shpallë një paketë shtesë sanksionesh me kosto të konsiderueshme ndaj Rusisë duke kontribuar edhe më tej në izolimit ekonomik, financiar dhe teknologjik të këtij vendi”, tha i njëjti zyrtar.

Masat që do të vendosen të mërkurën do të dëmtojnë instrumentet kryesore të pushtetit rus, do të imponojnë dëme akute e të menjëhershme ekonomike ndaj Rusisë, duke vendosur para përgjegjësisë kleptokratët ruse që financojnë dhe mbështesin luftën Vladimir Putinit.

Sanksionet e reja do të ndërmerren në bllok tha i njëjti burim, duke demonstruar vendosmërinë dhe unitetin që ekziston mes vendeve Perëndimore për t’i vendosur kosto të pashembullta Rusisë lidhur me luftën në Ukrainë.

Lufta dhe sanksionet perëndimore të vendosura si përgjigje ndaj saj vazhdojnë të godasin ekonominë ruse dhe ekspertët parashikojnë një tkurrje të saj deri në 15%.

Ndërkohë të martën Departamenti amerikan i Thesarit vendosi sanksione ndaj “Hidra Market”, platforma më e madhe e tregtisë së zezë e të paligjshme në botë, me bazë në Rusi.

Rusia thotë se po kryen një operacion special ushtarak në Ukrainë për ta çmilitarizuar atë dhe larguar nazistët nga pushteti. Presidenti Putin e quan Ukrainën një shtet të paligjshëm. Ukraina, një vend demokratik, dhe Perëndimi, e kanë kundërshtuar qëndrimin e Kremlinit, duke e akuzuar Moskën për një sulm të paprovokuar ndaj vendit fqinj, bazuar në një pretekst fals./VOA

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Njësimi i diplomave të huaja, ndryshojnë procedurat dhe dokumentet që duhet të dorëzojnë nxënësit

09:47 / September 25, 2026

Kongresi amerikan me ligj po ia ndalon presidentit largimin nga NATO

09:41 / September 25, 2026

Nga rihapja e Ngushticës të Hormuzit te bisedimet për programin bërthamor, Irani i propozon SHBA-së një plan armëpushimi shtatëditor

09:16 / September 25, 2026

Kolumbia ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Iranin, përmend shqetësime për sigurinë kombëtare

09:14 / September 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.