Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Paralizohet Greqia, nisin grevat kundër rritjes së çmimeve

14:48 / April 6, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Greqia nafta
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në Greqi këtë të mërkurë u ndal përkohësisht transporti publik në Athinë dhe shërbimet shtetërore mbetën të mbyllura ndërsa punëtorët u larguan nga puna në një grevë të përgjithshme 24-orëshe për të protestuar ndaj rritjes së çmimeve.

Mediat bëjnë me dije se greva e nisur mëngjesin e sotëm ka lënë pezull tragetet që lëvizin nga ishujt grekë të lidhur në port dhe la Athinën pa metro, tramvaj apo hekurudhë periferike, ndërsa autobusët do të lëviznin për 12 orë nga ora 9 e mëngjesit.

Spitalet shtetërore po trajtonin rastet e urgjencës vetëm pasi punonjësit e kujdesit shëndetësor iu bashkuan grevës, të thirrur nga dy sindikatat kryesore për punonjësit e sektorit publik dhe privat, duke kërkuar rritje pagash dhe masa për të trajtuar rritjen e çmimeve.

Disa demonstrata ishin planifikuar në qendër të Athinës dhe qytete të tjera kryesore.

“Për 14 vitet e fundit, punëtorët kanë mbajtur barrën e një krize të thellë që preku të ardhurat dhe jetën e të gjithëve,” ka thënë sindikata e Konfederatës së Përgjithshme të Punëtorëve Grekë, e njohur me shkurtesën e saj GSEE, duke iu referuar krizës financiare greke. filloi në fund të vitit 2009 dhe e la vendin të varur nga paketat e shpëtimit ndërkombëtar për një dekadë.

Ndërkohë Greqia ka parë rritje të çmimeve, veçanërisht në energjinë dhe mallra të caktuara supermarketesh, si mielli, në vazhdën e pushtimit rus të Ukrainës.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Pas Diellës vjen Gjoni”, kryeministri Rama zbulon rolin që do të ketë avatari i ri në prokurimet publike

14:19 / November 17, 2026

Nga 2027 bileta elektronike në autobusë, lëvizja e tyre do të ndiqet në kohë reale përmes Google Maps

14:10 / November 17, 2026

Rama prezanton modelin e ri të prokurimeve publike, Diella merr rol kyç: “Bizneset nuk do të mbledhin më letra”

13:58 / November 17, 2026

Mësues ndihmës për çdo fëmijë me aftësi ndryshe, Kumbaro zbulon ndryshimin e ri me buxhetin 2027

12:50 / November 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.