Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Miratohen datat kur do të zhvillohen provimet e lirimit për klasën e 9-të

15:59 / April 6, 20225 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
provim lirimi 905x395 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Provimet kombëtare të arsimit bazë për klasën e 9-të do të nisin në datën 20 qershor. Ministria e Arsimit dhe Sportit ka përcaktuar tashmë datat, në të cilat do të zhvillohen provimet finale për nxënësit që përfundojnë gjatë këtij viti shkollor ndjekjen e arsimit të detyruar. Sipas kalendarit të përcaktuar, provimi i parë do të zhvillohet në lëndën e gjuhës shqipe në datën 20 qershor. Tre ditë më pas, përkatësisht në datën 23 qershor do të zhvillohet testimi i dytë i detyruar në lëndën e matematikës. Ndërsa prova e fundit që duhet të kalojnë nxënësit e klasave të nënta është provimi i gjuhës së huaj, i planifikuar për t’u zhvilluar në datën 29 qershor. Krahas këtyre provimeve, për nxënësit e pakicave kombëtare bëhet e ditur se do të zhvillohet edhe një tjetër provim, që ka të bëjë me lëndën e gjuhës amtare, i cili është planifikuar që do të zhvillohet në datën 21 qershor.

Në udhëzimin më të fundit të miratuar vetëm dy ditë më parë nga MAS janë detajuar edhe rregullat që do të ndiqen në hartimin e testeve të secilit provim. Me përfundimin e provimeve dhe vetëm me marrjen e rezultateve kaluese në secilin prej tyre, nxënësit do të mund të vijojnë më tej me regjistrimin për ndjekjen e studimeve të shkollës së mesme. Ndërsa nxënësit që gjatë sezonit të qershorit do të vlerësohen jokalues, do të mund ti japin sërish këto lëndë në sezonin e vjeshtës.

Procedurat e hartimit dhe vlerësimit të testeve për zhvillimin e provimeve kombëtare të arsimit bazë do të jenë të njëjta si ato të aplikuara në testimet e viteve të shkuara. Sipas udhëzimit të MAS, çdo provim kombëtar i arsimit bazë fillon në orën 10:00 dhe zgjat 2 orë e 30 minuta. Nxënësit me aftësi të kufizuara që ndjekin shkollat e zakonshme, do t’i zhvillojnë provimet kombëtare, bazuar në planin edukativ individual me të cilin punojnë në përshtatje me veçoritë e tyre. Ndërsa drejtoria e Institutit të Nxënësve që nuk Shikojnë “Ramazan Kabashi”, e tërheq testin në Qendrën e Shërbimeve Arsimore (QSHA) një ditë para zhvillimit të provimit dhe e kthen atë në sistemin e shkrimit “Brail”.

Struktura se si do jenë 3 provimet e lirimit

Autoritetet e arsimit bëjnë me dije se testi i lëndës së gjuhës shqipe do jetë i strukturuar në tre pjesë. Pjesa e parë do ketë pyetje rreth një fragmenti letrar, pjesa e dytë pyetje rreth një fragmenti joletrar, si dhe pjesa e tretë do të ketë pyetjet rreth njohurive të sistemit gjuhësor. Fragmentet ose tekstet në test janë të panjohura për nxënësit dhe nuk janë pjesë e teksteve. Për sa i përket përfaqësimit të teksteve letrare dhe teksteve jo letrare, në program sqarohet se do të jenë në raportin: 70 për qind me 30 për qind.

Më tej për provimin e dytë që do të zhvillohet në lëndën e matematikës bëhet e ditur se përmbajtja e testit do të jetë e bazuar në kurrikulën e miratuar, ku përmbushja e kompetencave matematikore që një nxënës duhet të zotërojë në përgatitjet për provimin final të kësaj lënde përfshin 5 tematika kryesore, që janë: numri, matja, gjeometria, algjebra dhe funksioni, statistika dhe probabiliteti, rreth të cilave do të jetë edhe përmbajtja e testit. Tematikat dhe renditja e tyre nuk presupozojnë që përmbajtja e testit duhet të zhvillohet në këtë renditje. Në përgatitjen për përmbushjen e këtij programi do të përdoren kryesisht tekstet mësimore të lëndës së matematikës, klasa VI-IX.

Sa i takon testit të gjuhës së huaj, lëndët që do të jepen si provim i detyruar për nxënësit e klasave të nënta në përfundim të vitit shkollor 2021-2022, janë: Anglisht, Frëngjisht, Italisht dhe Gjermanisht. Në udhëzim përcaktohet se testi i gjuhës së huaj do të hartohet në përputhje me gjuhën, e cila në planin mësimor të arsimit të mesëm të ulët, trajtohet si gjuhë e huaj e detyruar në nivelin gjuhësor A2. Nxënësit e klasave të 9-ta të shkollave mbështetëse të seksioneve dygjuhëshe franceze, italiane dhe gjermane japin provim gjuhën përkatëse të seksionit në po në nivelin gjuhësor A2. Sa i takon provimit të gjuhës së huaj, testi do të organizohet mbi kompetencën komunikuese, realizimi i të cilës përgjatë gjithë zhvillimit të lëndës së gjuhës së huaj ndihmon nxënësin: të zhvillojë konceptet bazë gramatikore, ortografike, leksikore, etj, të përzgjedhë fjalorin e duhur në kontekste të ndryshme shoqërore, të njohë dhe të zbatojë rregullat dhe parimet sipas të cilave mesazhi gjuhësor organizohet dhe strukturohet, të përzgjedhë dhe të zbatojë strategjitë e duhura në përçimin e mesazhit.

Ndjekja e arsimit të detyruar

Arsimi bazë i detyruar synon të zhvillojë aftësitë intelektuale, krijuese, praktike dhe fizike të nxënësve, të zhvillojë personalitetin e tyre dhe t’i pajisë ata me elementet themelore të kulturës së përgjithshme dhe edukatën qytetare. Arsimi bazë i detyruar fillon në moshën 6 vjeç dhe zgjat 9 vjet. Nxënësi është i detyruar të ndjekë arsimin bazë deri në moshën 16 vjeç. Arsimi bazë është i njësuar. Institucionet e tij shtrihen në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Shtetasit që mbushin moshën 16 vjeç, por që nuk arrijnë ta përfundojnë arsimin bazë, mund ta përfundojnë atë në shkollat me kohë të shkurtuar. Arsimi bazë përbëhet nga dy cikle: Cikli fillor, (klasa I-V) dhe Cikli i mesëm i ulët, (klasa VI-IX). Arsimimi i nxënësve me aftësi të kufizuar bëhet në shkolla speciale, në klasa speciale brenda shkollave normale ose të integruar në klasa normale.

Provimet e lirimit për klasat e 9-ta do të zhvillohen në këto data:

Provimi në lëndën e gjuhës shqipe do të zhvillohet më 20 qershor.
Provimi në lëndën e matematikës do të zhvillohet më 23 qershor.
Provimi në lëndën e gjuhës së huaj do të zhvillohet më 29 qershor.
Provimi në lëndën e gjuhë amtare për pakicat kombëtare zhvillohet më 21 qershor.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëri-San Marino/ Shpërthen festa kuqezi, Asllani shënon supergol nga distanca

21:23 / October 6, 2026

U shfaq në videot me Adrian Hilën, reagon për herë të parë Monika Lubonja: Mos më gjykoni për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë

20:59 / October 6, 2026

SPECIALE/ 10-vjeçari i lidhur me zinxhirë, rasti i referuar në Prokurorinë e Dibrës prej 7 muajsh

20:18 / October 6, 2026

Plani i BE për zgjerimin/ Shqipëria mes katër vendeve pararojë, Marta Kos zbulon hapat e ardhshëm të Komisionit Europian

19:57 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.