Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

KOKSH propozon zyrtarisht rihapjen e kompanive të basteve në Shqipëri

18:57 / April 6, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
baste
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në Shqipëri prej 4 vitesh nuk ka baste sportive. Ato janë të mbyllura ligjërisht me çdo formë nga qeveria Rama dhe prej kaq kohësh nuk ka më salla bastesh, pika grumbullimi ku shqiptarët të provojnë fatin por duket se kësaj situate duan t’i japin fund vetë institucionet sportive në vend.

Dy ditë më parë, kreu i KOKSH, Fidel Ylli bëri një tjetër deklaratë ku Federatat e Sporteve po vuajnë uljen e buxheteve nga qeveria dhe për të mos i ulur më tej dinjitetin atëherë qeveria duhet të rihapë bastet sportive në mënyrë që sporti të lehtësohet përmes këtyre financimeve dhe taksave që përfitohet.

Tashmë nga fjalët te faktet, KOKSH ka njoftuar një takim këtë të Premte me të gjitha Federatat Sportive anëtare të këtij institucioni për të diskutuar dy pika shumë të rëndësishme sipas njoftimit, grantet e sportit dhe rihapja e kompanive të basteve.

KOKSH propozon zyrtarisht rihapjen e kompanive të basteve në

Me shumë gjasa ata do t’i kërkojnë qeverisë që të rihapë bastet sportive duke parë situatën jo të mirë kur vet qeveria ka ulur buxhetin për sportin.

Një vendim i tillë mund të shkaktojë reagime të forta pasi gjithmonë ka pro dhe kundër një propozimi të tillë që gjithsesi kur u miratua shumë familje e pritën mirë. Por për kujtesë i madh dhe i vogël e dijnë që sot ka baste dhe luhet në mënyrë të fshehtë ku pothuajse çdo javë policia njofton ndalime të personave për ushtrim të paligjshëm të basteve sportive.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Videot me përmbajtje seksuale për shantazhimin e personazheve publikë bën xhiron e rrjetit, reagon Policia: Referuam materialet në Prokurori, nisën hetimet

21:19 / September 30, 2026

Skandali me publikimin e videove seksuale të figurave publike, Zyra e Komisionerit: Respektoni jetën private dhe dinjitetin e çdo individi

19:59 / September 30, 2026

Arresti i Hysenit/ Rama: Ajo që iu bë SHISH-it, e paparë në historinë e botës, SPAK të bëjë punë e vet! Von der Leyen në Tiranë: Tregues që drejtësia po funksionon

19:36 / September 30, 2026

Ndryshimet në KPP/ SPAK s’do t’i hetojë prokurorët e posaçëm dhe gjyqtarët e GJKKO për çdo krim/ I kalojnë gjykatave të tjera

15:41 / September 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.