Ditën e sotme, sekretarja e Gjykatës së Lezhës është zhdukur në mënyrë të mistershme dhe pa lënë gjurmë, duke u larguar nga banesa pa u kthyer më në të.
Shtetasja në fjalë është Klaudia Marku, e cila ka kohë që punon në këtë institucion të drejtësisë. Denoncimin për largimin e nënës së dy fëmijëve e ka bërë vetë bashkëshorti i saj, pas shqetësimit se nuk po kontaktonte dot me të.
Dyshimet paraprake janë se gruaja është larguar për shkak të konflikteve në familje, megjithatë nuk përjashtohen as pistat e tjera.
Policia ka nisur menjëherë kërkimet për gjetjen sa më parë të Klaudia Markut.
