Në qytetin e Fierit ka ndodhur një ngjarje e pazakontë, ku 46-vjeçar pasi i ka shkuar në zyrë një avokati, e ka dhunuar dhe e ka kanosur këtë të fundit. Raportohet se agresori është shtetasi me inicialet E. Xh., 46 vjeç, banues në Fier, i cili për për motive të dobëta, ka kanosur dhe goditur në zyrën e tij, shtetasin A. O., 38 vjeç, (avokat).
Sipas policisë, ka nisur puna për kapjen e shtetasit E. Xh.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier shpallën në kërkim shtetasin E. Xh., 46 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur dhe goditur në zyrën e tij, shtetasin A. O., 38 vjeç, (avokat). Po punohet për kapjen e shtetasit E. Xh.
