Ditën e sotme, një 54-vjeçar është rrëzuar nga kati i dytë i banesës së tij në rrugën “Dritan Hoxha” .
Nga sa bën me dije policia, 54-vjeçari dyshohet se ka probleme të shëndetit mendor dhe aktualisht ndodhet në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Ndërkohë, grupi hetimor i cili shkoi në vendngjarje është duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Informacion paraprak
Më datë 07.04.2022, në rrugën “Dritan Hoxha”, ka rënë nga kati i dytë i banesës së tij, shtetasi E. P., 54 vjeç, i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
