Kryesekretarja 34-vjeçare e Gjykatës së Lezhës, Klaudia Marku e cila u zhduk në mënyrë të mistershme ditën e djeshme ka marrë sot vëmendjen mediatike në vend. Ndërkohë, një detaj i ri i bërë publik së fundmi, tregon se Klaudia Marku ka dhe një pozicion tjetër të rëndësishëm në sistemin e drejtësisë. Vetëm pak ditë më parë, ajo fitoi konkursin për oficere të policisë gjyqësore.
Kujtojmë se 34-vjeçarja është larguar mbrëmë gjatë natës dhe nuk dihet ende asgjë për fatin e saj deri më tani. Denoncimi në polici për zhdukjen e saj është bërë nga bashkëshorti, i cili për shkak se nuk po kontaktonte dot me nënën e dy fëmijëve të tij, i është drejtuar menjëherë komisariatit të Policisë së Lezhës.
Menjëherë pasi u vunë në dijeni të rastit, uniformat blu kanë nisur hetimet për gjetjen e saj. Disa zëra thonë se 34-vjeçarja ka pasur kontakte me familjen e saj, me prindërit apo vëllain, megjithatë ende nuk ka një konfirmim për final to. Ndërsa policia po vijon kërkimet për gjetjen e saj.
