Është gjetur Klaudia Marku, sekretarja e Gjykatës së Lezhës.
Burime për tirananews bëjnë me dije se e reja ka fjetur mbrëmjen e djeshme në një hotel në qytet, ndërkohë që sot pasdite ajo është gjetur pranë Urës së Lezhës.
Kryesekretarja e Gjykatës së Lezhës, Klaudia Marku e cila kishte humbur kontaktet me familjarët është gjetur pas disa orësh kërkime.about:blank
Sipas informacioneve, ajo është shoqëruar në komisariat ku po merret në pyetje në lidhje me largimin nga banesa.
Bashkëjetuesi i saj denoncoi largimin e nënës së dy fëmijëve. Paraprakisht dyshohet se gruaja është larguar për shkak të konflikteve në familje, por nuk përjashtohen as pistat e tjera.
Njoftimi i policisë për zhdukjen:
Më datë 06.04.2022, rreth orës 23:00, ka njoftuar sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë dhe më pas ka bërë kallëzim në Komisariatin e Policisë Lezhë, shtetasi O. M., 38 vjeç, banues në Lezhë, për largimin nga banesa, të bashkëshortes së tij, shtetases K. M., 34 vjeçe.
Menjëherë, pas administrimit të kallëzimit, është bërë shpallja e kërkimit policor e kësaj.
