Kongresi i 9 prillit, i Partisë Socialiste do të jetë ndryshe nga çdo herë tjetër. Nuk do të jetë vendosur vetëm në Pallatin e Kongreseve, por do të jetë i shtrirë dhe në sheshet e kryetyetetit. Jo vetëm kaq, në to mund ta marrin pjesë dhe qytetarë.
Ministrja e Shtetit për Standardet Milva Ekonomi ka folur dhe mbi hipotezën e ndryshimeve në qeveri.
“Siç ka thënë Rama nuk priten ndryshime në qeveri në këtë kongres. Pritet të kemi një raport të mirëbërë dhe ndryshime në statut. Mandati i tretë kërkon energjizim të brendshëm dhe PS e ka pasur si udhëheqës që të ketë organizata socialiste që mbushen me anëtarë të rinj, e dyta që të kemi më shumë përfaqësi gjinore, flas për gratë. Për gratë nuk është gjithmonë e lehtë që të arrihet kjo gjë. Ne duam që edhe në përfaqësinë politike të kemi më shumë gra”, shtoi ajo.
Secili panel në Kongres do të ketë nga një drejtues. Ajo që kërkoi Rama ishte që deputetët dhe kryebashikakët të jenë kritikë në qëndrimet e tyre për atë çka është bërë. Çështjet do të jenë disa. Këto detje kryeministi i zbuloi në mbledhjen e Asamblesë së PS.
