Sot shënohet dita e tretë që nga zhdukja e 10-vjeçarit i cili ra në lumin Fan në Mirditë teksa shkoi të merrte topin. Ditën e sotme kanë rinisur sërish kërkimet për gjetjen e tij, megjithatë nuk ka asnjë gjurmë deri më tani.
Polumbarët e RENEA-s janë duke punuar intensivisht përgjatë rrjedhës së lumit në mënyrë që të gjejnë trupin e vogëlushit. Ndërkohë, dje bë edhe devijimi i pjesshëm i ujit pranë një ure ku dyshohej se mund të ishte trupi i pajetë, por kjo përpjekje rezultoi pa sukses.
