Një trup i pajetë është gjetur mesditën e sotme në liqenin e Kastriotit.
Blutë e Dibrës bëjnë me dije se është gjetur pa shenja jete një shtetase ende e paidentifikuar e moshës rreth 45-vjeçe.
Dibër/ informacion paraprak
Rreth orës 14.00, datë 08.04.2022, në rezervuarin e fshatit Rrenxë, Dibër është gjetur pa shenja jete një shtetase ende e paidentifikuar e moshës rreth 45-vjeçe.
Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e saj.
