Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Burgim të përjetshëm për shqiptarin që vrau mësuesen në Angli

14:53 / April 8, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Untitled 23
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Është dënuar me burgim të përjetshëm shqiptari që vrau mësuesen e shkollës fillore teksa viktima po shëtiste në një park në Londër.

36-vjeçari Koçi Selamaj do të vuajë të paktën 36 vjet burg për sulmin brutal ndaj Sabina Nessa.

Emigranti shqiptar ka sulmuar në mënyrë barbare mësuesen angleze, duke e qëlluar 34 herë në kokë me një send metalik.

Prokurorja Alison Morgan ka deklaruar se Sabina Nessa është goditur me një objekt rreth 60.96 cm dhe se sulmi ishte i paramenduar.

Koçi Selamaj është me origjinë nga Elbasani. Ai punonte në Angli si shpërndarës picash. Ai u arrestua gjatë një bastisje që u bë në banesën e tij, shkruan skynews.

Policët ndoqën një makinë që ishte përdorur nga ai pas krimit dhe arritën të zbulonin banesën. “Daily Mail” ka publikuar edhe një video të momentit kur 36-vjeçari largohet duke mbajtur diçka fshehur në duar pak momente pasi mendohet se kreu krimin.

Fqinjët e Koci Selamajt shprehen se shqiptari është njeri i qetë. “Punonte me shpërndarjen e ushqimit. Është një person shumë i qetë, shikonte gjithmonë punën e tij” tha njëri prej fqinjëve të tij për mediat britanike.

Trupi i pajetë i Sabina Nessa 28-vjeçe u gjet nga një kalimtar të shtunën e kaluar, i mbuluar me gjethe pranë një parku, ku dyshohet se u vra nga shqiptari, sipas policisë angleze.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Asllani kalon në avantazh Shqipërinë nga 11 metërshi, 2-1 për kombëtaren

22:57 / October 6, 2026

ARRSH njofton punime në tunelin e Krrabës

21:42 / October 6, 2026

Shqipëri-San Marino/ Shpërthen festa kuqezi, Asllani shënon supergol nga distanca

21:23 / October 6, 2026

Ministri Demo/ Duke nisur nga 2027, shpresojmë të rishikojmë pagat e logjistikën

21:19 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.