Përfaqësuesit e OSBE/ODIHR Ana Rusi dhe Alexey Gromov zhvilluan sot një takim me kreun e Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla në selinë e Partisë Socialiste.
Përmes një postimi në Twitter, Taulant Balla ka treguar për takimin duke shprehur mirënjohjen e angazhimit të OSBE/ODIHR në zgjedhjet e ardhshme lokale të 30 qershorit.
“Sapo u takova me Ana Rusu dhe Alexey Gromov. Folëm për kuadrin zgjedhor dhe përgatitjen e këtyre zgjedhjeve duke synuar standardet më demokratike dhe respektimin e barazisë gjinore”,- thotë Balla per mediat.
” Mbajtja e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit në përputhje me standardet më të larta evropiane si edhe trajtimi i çështjeve që kanë të bëjnë me respektimin e barazisë gjinore ishin fokusi i tryezës së diskutimit me Përfaqësuesit e OSBE/ODIHR, Ana Rusi dhe Alexey Gromov”, shkruan ministrja socialiste Elisa Spiropali në Facebook.
