Sinoptikanët nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëjnë me dije se dita e shtunë do të jetë nën ndikim e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat në orët e mbrëmjes pritet të jenë deri të dendura në pjesën më të madhe të vendit.
Në orët e pasdites e kryesisht në mbrëmje në veriperëndim vranësirat do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët.
Sinoptikanët tregojnë si do të jetë moti këtë fundjavë: Reshje shiu dhe dëbore (TABELA)
Dita e diel do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme të cilat do të sjellin mot kryesisht të vranët dhe intervale të shkurtra me diell.
Reshje shiu me intensitet deri mesatar në të gjithë vendin, hera-herës reshjet do të jenë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

