Në orët në vijim parashikohet që në territorin Shqiptar vranësirat të shtohen gradualisht, duke bërë që gjatë mbrëmjes dhe natës të jemi në dominimin e vranësirave të shumta.
Temperaturat e ajrit do të mbeten kostante në mëngjes, por do të rriten në mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 21°C.
Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verior – Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.
Kosova mbetet në dominimin e motit të qëndrueshëm për gjatë gjithë ditës duke sjellë kthjellime dhe vranësira të lehta deri në orët e pasdites. Ndërsa mbrëmja dhe nata sjellin shtim të vranësirave por nuk do të gjenerojnë reshje në territor.
