Ditën e sotme, Kryeministri britanik, Boris Johnson zhvilloi një vizitë surprizë në Kiev ku u takua me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy.
Nga sa është mundur të mësohet, Johnson e takoi presidentin Volodymyr Zelensky për t’i treguar atij mbështetjen e plotë për popullin ukrainas.
Mes të tjerash, mësohet po ashtu se një zëdhënës i “Downing Street” ka deklaruar se udhëheqësit diskutuan për mbështetjen afatgjatë të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën, si dhe folën për paketën e re prej 100 milionë paundësh të ndihmës financiare dhe ushtarake për vendin.
Gjithashtu, armët antitank dhe anti-ajror, të quajtura ndryshe edhe si “dronë vetëvrasës”, të cilët enden në fushën e betejës përpara se të sulmojnë objektivin e tyre, janë ndër pajisjet që Britania e Madhe është zotuar të sigurojë për të ndihmuar Ukrainën.






