Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Merrnin makinë me qira për t’i shpëtuar policisë, “Qelqi” vë në pranga 4 shpërndarës droge

08:35 / March 20, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
droge heroine
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Katër persona janë arrestuar nga policia e Tiranës për shpërndarje të lëndëve narkotike në kryeqytet.

Sipas policisë, operacioni “Qelqi” ka goditur dy raste, ku janë arrestuar tre të rinj dhe një 55-vjeçar.

Të rinjve u është gjetur një sasi prej 1 kg e 251 gramë kanabis sativa dhe 19 doza heroine gati për shitje. Për t’i shpëtuar policisë ata kishin marrë makinë me qira.

Ndërkohë në një tjetër rast është arrestuar një 55-vjeçar, i dënuar më parë për shitje narkotikësh. Policia dispononte informacione se ai merrej me shpërndarje të drogërave të forta, kryesisht heroinë në zonën e Kombinatit, Yzberishtit dhe rrugës së “Qelqit”. Lëndën narkotike ky shtetas e siguronte nga persona të tjerë, për të cilët vijon puna për kapjen e tyre.

NJOFTIMI I PLOTE

Policia e Tiranës, plan të posaçëm masash në drejtim të parandalimit, evidentimit dhe goditjes së personave që merren me veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Qelqi”, ku gjatë operacionit u goditën dy raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike në kryeqytet.

Sekuestrohen 1 kilogramë e 251 gramë lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, si dhe 19 doza të dyshuara Heroinë

Në pranga katër shtetas.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtoriën Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Forcën e posaçme “Shqiponjat”, dhe Patrullat e Përgjithshme, në zbatim të detytrave të përcaktuara në planin e masave për intensifikimin e kontrolleve me qëllim rritjen e forcës parandaluese dhe goditëse në drejtim të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla , kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Qelqi”.

Si rezultat gjatë operacionit Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P.Tiranë, kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasit:

E. Xh., 26 vjeç, banues në Tiranë
S. D., 24 vjeç, banues në Tiranë
A. B., 24 vjeç, banues në Tiranë

Tre shtetasve të mësipërm gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin me të cilin po udhëtonin, Policia iu gjeti dhe sekuestroi një sasi prej 1 kilogranë e 251 gramë lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa. Këta shtetas kishin si qëllim nxjerrjen dhe shitjen e lëndës narkotike në zona të ndryshme të kryeqytetit. Për të shmangur dyshimet e Policisë mjetin me të cilin po qarkullonin këta shtetas e kishin marrë me qera.

Po gjatë operacionit ra në prangat e Policisë edhe shtetasi B. V., 55 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike”.

Policia dispononte informacione se ky shtetas merrej me shpërndarje të lëndëve narkotike të drogërave të forta, kryesisht heroinë në zonën e Kombinatit, Yzberishtit dhe rrugës së “Qelqit”. Lëndën narkotike ky shtetas e siguronte nga persona të tjerë, për të cilët vijon puna për kapjen e tyre.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

qelqi tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Elbasan/ Tre të rinj plagosen me pistoletë, polici jashtë shërbimit që ndodhej në lokal ndoqi autorin

21:52 / July 20, 2026

Spanja rikthehet në Madrid si kampione e botës

21:49 / July 20, 2026

Detaje të reja nga të shtënat në Elbasan: Konflikt mes adoleshentëve, tre të rinj në spital

21:32 / July 20, 2026

Të shtëna me armë në Elbasan, plagoset kamarieri i një lokali

21:21 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.