Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Kukës/ I preu gishtat gruas dhe e kërcënonte se do e vriste bashkë me të vëllain, prangoset 36-vjeçari

10:30 / April 11, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia Tirane 3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një ngjarje e rëndë kriminale në familje është mundur të parandalohet nga Policia e Kukësit.

Falë finalizimit me sukses të operacionit policor të koduar “Ndërhyrja”, u arrestua n jë 36-vjeçar i cili i kishte dëmtuar gishtat, me mjet prerës, bashkëshortes së tij dhe e kërcënonte se do të vriste atë dhe të vëllanë e saj, me armë zjarri.

Gjithashtu, uniformat blu sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pushkë e mbushur me fishekë dhe një thikë.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës, pasi kanë marrë njoftim se në fshatin Kryemadh, shtetasi B. S. kishte konflikt me bashkëshorten e tij, shtetasen L. S., 35 vjeçe, të cilën e dhunonte dhe e kërcënonte me armë zjarri, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Ndërhyrja”.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë vënë në pranga shtetasin B. S., 36 vjeç, i cili pas një konflikti me bashkëshorten, i kishte dëmtuar asaj gishtat e dorës, me mjet prerës (thikë) dhe e kërcënonte se do të vriste atë dhe të vëllanë e saj, me armë zjarri.

Gjatë kontrollit në banesë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pushkë të mbushur me fishekë dhe një thikë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Asllani kalon në avantazh Shqipërinë nga 11 metërshi, 2-1 për kombëtaren

22:57 / October 6, 2026

ARRSH njofton punime në tunelin e Krrabës

21:42 / October 6, 2026

Ministri Demo/ Duke nisur nga 2027, shpresojmë të rishikojmë pagat e logjistikën

21:19 / October 6, 2026

Mesazhi i kryebashkiakut Veliaj me IA: Dreka falas për çdo nxënës. Asnjë pengmarrje nuk na ndal!

13:42 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.