Pas 6 ditësh kërkime intensive për gjetjen e trupit të 10-vjeçarit i cili ra në lumin Fan të Mirditës të martën e kalaur teksa ishte duke luajtur, polumbarët e forcave RENEA kanë ndërprerë operacionin e nisur pasi nuk u gjet asnjë gjurmë e vogëlushit, S.Laska.
Kërkimet vijuan këto ditë përgjatë lumit dhe HEC-it të Repsit, por nuk u arrit asnjë rezultat që mund të çonte tek trupi i 10-vjeçarit.
Ndërkaq, në terren për kërkimin e trupit të vogëlushit janë tashmë vetëm policia lokale, FNSH, zjarrfikësit dhe banorë të zonës të cilët po monitorojnë brigjet e lumit.