Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Posedonte mijëra litra naftë kontrabandë, bie në pranga 53-vjeçari në Elbasan

12:29 / April 11, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1593539859 kontrabandenafte
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Elbasanit ka vëë në pranga një shtetas 53-vjeçar pasi tregtonte naftë kontrabandë. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Diesel”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me hidrokarbure, uniformat blu arrestuar shtetasin me inicialet Y. K., 53 vjeç, banues në Qukës,.

Gjithashtu, janë sekuestruar nga policia edhe 1250 litra karburant, pa faturë doganore.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar të DVP Elbasan, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë policore për një shtetas që fuste hidrokarbure kontrabandë në vendin tonë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Diesel”.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestua në flagrancë për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”, shtetasi:

-Y. K., 53 vjeç, banues në fshatin Qukës, Prrenjas.

Gjatë kontrollit në magazinën e subjektit (bar-restorant), në pronësi të këtij shtetasi, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1250 litra karburant, që dyshohen se janë futur kontrabandë, në vendin tonë.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas ka futur kontrabandë sasi hidrokarburesh në vendin tonë, të cilat i ka depozituar në ambientet e subjektit të tij dhe më pas i ka tregtuar duke fshehur të ardhurat.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Asllani kalon në avantazh Shqipërinë nga 11 metërshi, 2-1 për kombëtaren

22:57 / October 6, 2026

ARRSH njofton punime në tunelin e Krrabës

21:42 / October 6, 2026

Ministri Demo/ Duke nisur nga 2027, shpresojmë të rishikojmë pagat e logjistikën

21:19 / October 6, 2026

Mesazhi i kryebashkiakut Veliaj me IA: Dreka falas për çdo nxënës. Asnjë pengmarrje nuk na ndal!

13:42 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.