Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Gjirokastër/ Aksioni i policisë çon 1 shofer në burg dhe heq 7 patenta për shkelje të kodit rrugor

13:03 / April 11, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
korce
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia Rrugore vijon punën e saj në terren duke ushtruar kontrolle të vazhdueshme, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndërgjegjësimin e përdoruesve të rrugës, për zbatimin e rregullave të qarkullimit rrugor.

Javën e kaluar, si rezultat i shtimit të kontrolleve me dragera, si dhe falë edhe bashkëpunimit me qytetarët të cilët kanë denoncuar në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, shkeljet e konstatuara, është arrestuar 1 drejtues mjeti dhe janë proceduar penalisht 3 të tjerë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

-Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban arrestuan në flagrancë shtetasin K. H., 37 vjeç, banues në fshatin Mbrezhdan, Këlcyrë, si dhe referuan materialet në Prokurorinë pranë Gykatës së Shkallës së Parë Përmet, për shtetasin V. B., 24 vjeç, banues në Përmet, pasi në hyrje të qytetit të Këlcyrës, shtetasi V. B. duke drejtuar automjetin “Benz” është përplasur me motomjetin tip “Datsun”, të cilin e drejtonte në gjendje të dehur, shtetasi K. H.

– Po nga këto struktura janë proceduar në gjendje të lirë dhe 2 shtetas të tjerë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Janë pezulluar 7 leje drejtimi, konkretisht: 1 leje drejtimi e pezulluar për drejtim automjeti nën ndikimin e alkoolit dhe 6 leje drejtimi të pezulluara për shpejtësi tej normave të lejuara.

Janë vendosur 350 masa administrative, konkretisht:

• 1 masë për drejtim mjeti nën efektin e pijeve alkoolike,
• 40 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit,
• 95 masa për parakalime të gabuara,
• 113 masa për ndalim/pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalizimin rrugor;
• 101 masa për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor, të cilat janë burim aksidenti.

Janë bllokuar 3 automjete, për mungesë dokumentacioni.

Kontrollet do të vazhdojnë çdo ditë, me qëllimin e vetëm, parandalimin e ngjarjeve rrugore me pasoja për jetën e përdoruesve të rrugës.

Policia Rrugore e Gjirokastrës falënderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë në 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, duke u garantuar reagim të shpejtë

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Asllani kalon në avantazh Shqipërinë nga 11 metërshi, 2-1 për kombëtaren

22:57 / October 6, 2026

ARRSH njofton punime në tunelin e Krrabës

21:42 / October 6, 2026

Shqipëri-San Marino/ Shpërthen festa kuqezi, Asllani shënon supergol nga distanca

21:23 / October 6, 2026

Ministri Demo/ Duke nisur nga 2027, shpresojmë të rishikojmë pagat e logjistikën

21:19 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.