Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Policia aksion në rrugët e Vlorës, ndëshkohen disa shoferë për sheklje të kodit rrugor

13:58 / April 11, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia Vlore 1 770x418 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjatë javës së kaluar, Policia e Vlorës ka arrestuar 3 shoferë për drejtim të automjeteve në mënyrë të parregullt.

Gjithashtu, 15 drejtuesëve të tjerë mjetesh u është pezulluar patenta për shkelje të rregullave të kodit rrugor.

Më konkretisht, 1 shofer për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit dhe 5 të tjerë për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar si dhe 9 për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Ndërkohë, u vendosën gjithsej 1283 masa administrative gjatë javës.

Policia njofton:

Policia Rrugore e Vlorës, masa të shtuara për parandalimin e aksidenteve rrugore, evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor apo drejtojnë mjetet në mënyrë të parregullt.

Gjatë javës që lamë pas, si rezultat i shtimit të kontrolleve me radar dhe dragera, si dhe falë bashkëpunimit me qytetarët të cilët kanë denoncuar në 112 e në Komisariatin Dixhital, shkeljet e konstatuara, nga shërbimet e Policisë Rrugore janë arrestuar 3 shtetas për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Gjithashtu, janë pezulluar 15 leje drejtimi, nga të cilat: 1 për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit dhe 5 për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar dhe 9 për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Janë vendosur 1283 masa administrative gjatë javës që lamë pas, të ndara si vijon:

– 651 masa për tejkalim shpejtësie;
– 73 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
– 23 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse;
– 9 masa për përdorimin e aparatit celular;
– 45 masa për parakalime të gabuara;
– 199 masa për ndalim/pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalizimin rrugor dhe rregullat e qarkullimit;
– 8 masa për mungesë të siguracionit të mjetit;
– 275 masa për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor.

Policia Rrugore e Vlorës falënderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë në 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, duke u garantuar reagim të shpejtë dhe të paanshëm.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Asllani kalon në avantazh Shqipërinë nga 11 metërshi, 2-1 për kombëtaren

22:57 / October 6, 2026

ARRSH njofton punime në tunelin e Krrabës

21:42 / October 6, 2026

Ministri Demo/ Duke nisur nga 2027, shpresojmë të rishikojmë pagat e logjistikën

21:19 / October 6, 2026

Mesazhi i kryebashkiakut Veliaj me IA: Dreka falas për çdo nxënës. Asnjë pengmarrje nuk na ndal!

13:42 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.