Mbrëmjen e djeshme, policia e Tiranës ka arrestuar një shtetase 35-vjeçare pasi kjo e fundit ka goditur një punonjës të policisë rrugore. Sipas asaj që raportohet, vajza fillimisht është ndaluar nga një efektiv i policisë rrugore pasi ishte e dehur në timon dhe kishte përplasur një tjetër automjet të drejtuar nga një grua. Kështu, ajo ishte kthyre në rrezik për të tjerët.
Por, 25 vjeçarja nuk e ka pritur mirë ndalimin nga policia dhe në vend që të bindej, ajo ka reaguar ashpër duke e goditur punonjësin e policis%.
Megjithatë, uniformat blu e kanë vënë atë në pranga dhe tani 35-vjeçarja duhet të japë llogari për veprat penale, “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Goditje për shkak të detyrës”.
Njoftimi i policisë:
“U bë arrestimi i E. X., 35 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Goditje për shkak të detyrës”, pasi duke drejtuar mjetin e saj, në gjendje të dehur, është përplasur me mjetin me drejtuese shtetasen Sh. I. Gjatë veprimeve policore, shtetasja E. X. ka goditur punonjësit e Policisë, për shkak të detyrës.“
