Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

 Dalin pamjet e vënies së tritolit në Shkodër, kamerat fiksojnë lëvizjet autorit

17:55 / April 11, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 12
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këto janë lëvizjet e fundit të autorit pak para shpërthimit me tritol në nje biznes në Shkodër, në orët e para të mëngjesit të 26 Marsit.

Në këtë video të Tv Klan, shihet që autorit, që nuk është identifikuar ende, i duhen vetëm pak sekonda për të vendosur lëndën plasëse rreth 400 gramë, në katin e parë të ndërtesës në pronësi të Xhemal Bushatit, dhënë me qira te një person i tretë.

Më pas duke përshkruar të njëjtin itiniarar nga erdhi, largohet me vrap. Vetëm pak momente më pas sasia eksplozivit shpërthen. Ndonëse veprimet e autorit janë fiksuar në këto pamje filmike identifikimi i tij deri në këtë fazë të hetimit ende nuk është arritur kjo për shkak se ai ka qenë i maskuar dhe me kapele, por edhe si pasojë e mungesës së ndriçimit në zonën e Pedonales ku u regjistrua ngjarja.

Lënda plasëse u vendos në katin e parë të godinës 3 katëshe. Shpërthimi është regjistruar në orën 2:32 minuta pas mesnate të datës 26 Mars.

10 minuta më parë po në të njëjtën ditë nje tjetër shpërthim u regjistrua në Shkodër, në një market në rrugën pranë stadiumit ‘Loro Boriçi’ në pronësi të Florian Markut.

Dy ndërtesat, të cilat pësuan vetëm dëme materiale nga shpërthimi janë vetëm pak kilometra në distancë nga njëra-tjetra. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se ngjarjet janë të ndara nga njëra tjetra dhe autorët janë të ndryshëm.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ministri Demo/ Duke nisur nga 2027, shpresojmë të rishikojmë pagat e logjistikën

21:19 / October 6, 2026

Vlorë/ Ndërron jetë 73-vjeçari, panelet e ngarkuara në kamion e zunë poshtë

12:49 / October 6, 2026

Apeli i GJKKO-së burgos me 110 vite grupin e mashtruesve me Call Center

13:38 / October 5, 2026

Policia kap drogë, SPAK kap llafe…

12:19 / October 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.