Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Non grata nga SHBA/ Reagon Nikolla Gruevski: George Soros grumbulloi fonde për të rrëzuar qeverinë time!

21:49 / April 11, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Nikola Gruevski
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Gruevski ka reaguar pas shpalljes non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gruevski shprehet se akuzat për të cilat ai është vendosur në listë janë të pasakta dhe sipas tij vjen për shkak të sulmeve të George Soros. Ai shton se ka punuar me shumë ndershmëri dhe me shumë përgjegjësi, duke luftuar për interesat shtetërore dhe kombëtare.

Deklarata e plotë e Nikolla Gruevski

Ajo që u publikua sot është folur prej kohësh. Zyrtarët e lartë në Maqedoni nuk e fshihnin në qarqe joformale se kishin vite që lobonin që të ndodhte kjo gjë.

Përpjekjet e mia shumëvjeçare për ta zgjidhur çështjen e emrit në një mënyrë të ndryshme nga ajo që u zgjidh përfundimisht, vendimet që lidhen me krizën e emigrantëve dhe mbylljen e korridorit ballkanik në vitin 2016 dhe disa vendime të tjera për të mbrojtur shtetin dhe interesat e Maqedonisë kanë acaruar disa vende dhe kanë tërhequr shumë kundërshtarë, si George Soros, i cili bëri shumë përpjekje dhe grumbulloi fonde për të rrëzuar qeverinë që unë drejtova.

Më vjen keq për vendimin e Departamentit të Shtetit që u shpall sot dhe ndër të tjera më referohet mua. Akuzat për të cilat unë jam në listë janë informacione të pasakta dhe kryesisht rrjedhin nga përndjekja e gjatë politike kundër meje në Maqedoni.

Nga ky aspekt, edhe pse nuk kam asnjë pronë në SHBA, ndjej një padrejtësi të madhe, sepse kam punuar me shumë ndershmëri dhe me shumë përgjegjësi, duke luftuar për interesat shtetërore dhe kombëtare dhe jam përpjekur me aq sa kam mundur të mos i rrezikoj interesat e aleatëve të Maqedonisë. Unë kurrë nuk kam punuar për përfitime personale financiare apo materiale.

Unë do të vazhdoj të luftoj për të vërtetuar të vërtetën.

Unë do të vazhdoj të luftoj për Maqedoninë.

gruevski non grata soros
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.