Viktima Nazmi Bandulla, i cili u ekzekutua sot me armë zjarri në qytetin e Shkodrës rezulton një emër i njohur për policinë dhe drejtësinë.
Para 2 vjetësh, në vitin 2020 atij i kanë vënë tritol në makinë të cilën e kishte parkuar pranë shtëpisë së tij. Fatmirësisht, nga ai shpërthimi atëherë pati vetëm për dëme materiale.
Nazmi Bandulla ishhte një person me precedentë të mëparshëm penal edhe për konflikte brenda familjes. Në të njëjtin vit, ai është arrestuar pasi ka kërcënuar me armë zjarri tip pistoletë, pas një konflikti për motive pronësie, vëllanë e tij, shtetasin A. Bandulla, i cili banon në të njëjtën ndërtesë me viktimën. Atëherë ngjarja ndodhi në lagjen “Partizani” të qytetit të Shkodrës.
Si ç’njoftoi policia në atë kohë, shkaku i kërcënimit me armë zjarri tip pistoletë ishte bërë një konflikt për motive pronësie. Shërbimet policore, së bashku armën e zjarrit tip pistoletë Bareta, me një fishek në fole, sekuestran edhe 38 copë fishekë, te kalibrit 9mm, në cilësinë e provës materiale.
