Viktimë e vrasjes së sotme të ndodhur në lagjen “Partizani” të qytetit të Shkodrës ishte 55-vjeçari Nazmi Bandulla, i cili u qëllua 3 herë me armë zjarri, rreth orës 08:15.
“Në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi N. B., 55 vjeç, banues në lagjen “Partizani””, thuhet në njoftimin e policisë.
Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj, me qëllim kapjen e autorit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
